Hajdari përballë Kryemadhit, deputetja zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Hajdari përballë Kryemadhit, deputetja zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Hajdari përballë Kryemadhit

Deputetja Rudina Hajdari do të jetë kandidate e “Nismës Thurje” në Qarkun e Elbasanit.

Sipas informacioneve për mediat, zyrtarizmin e kandidimit të saj do ta bëjë nga ky qytet.

Ajo ka zgjedhur pikërisht Elbasanin, ku do të jetë ballë për ballë me kundërshtarë të fortë politikë, mes tyre kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Pavarësisht kundërshtarëve me peshë në politikë, Hajdari beson se qytetarët e Elbasanit do ta vlerësojnë atë për përpjekjet në demokratizimin e vendit sipas standardeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat