"Shkelje e hapur e ligjit"/ Kandidatja e sëmurë me Covid, KED i jep vetëm një ditë kohë Zhaklina Petos

Shqipëria

"Shkelje e hapur e ligjit"/ Kandidatja e sëmurë me Covid, KED i jep vetëm një ditë kohë Zhaklina Petos

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Zhaklina Peto

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturën e profesoreshës Zhaklina Peto.

Kjo e fundit e ka quajtur “shkelje të hapur të ligjit” këtë fakt pasi në këtë moment ajo është e infektuar me Covid dhe nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore.

Për t’ia vërtetuar këtë Këshillit, ja ka paraqitur raportin mjekësor të mjekut pas simptomave dhe konfirmimin e testit pozitiv.

“Si pasojë e situatës shëndetësore të rënduar, në mënyrë të arsyeshme dhe konform të drejtës sime, KED duhet të shtynte procesin për 14 dite,” është shprehur Peto.

Me kërkesën e saj KED më datë 21 Dhjetor 2020, vendosi t’i jape më pak se një ditë kohë deri më datë 22 Dhjetor 2020.

“Kjo është një shkelje e hapur e ligjit dhe mbi të gjitha e mohimit të së drejtës për tu mbrojtur,qoftë edhe në rastin flagrant kur përgjatë një ngjarjeje madhore, siç është pandemia dhe faktit që unë aktualisht ndodhem në gjëndje shëndetësore të rënduar si pasojë e infektimit me Covid 19, dhe ironisë dhe cinizmit të përdorur prej KED në mënyrë joobjektive dhe të paarsyeshme, nuk pranon të shtyje procesin për një periudhe të përshtatshme dhe në proporcion me situatën time shëndetësore, duke më vendosur pa asnjë arsye ligjore, në një pozicion të papërshtatshëm apo të pamundur për të ushtruar të drejtat e saja,” shprehet Peto.

E kontaktuar, Peto tha se lajmin që ditën e nesërme kandidatura e saj do të jetë pjesë e mbledhjes e ka mësuar nga media.

“KED ka detyrimin të njoftojë kandidatin për datën e mbledhjes dhe jo të lajmërojë sot për nesër, aq më tepër në kushtet kur bëhet fjalë për një virus që të ka prekur,” tha ajo.

Gjithashtu Peto u shpreh se KED në relacionin e dërguar nuk ka pasqyruar shkresa nga institucionet tatimore që konfirmojnë pastërtinë e saj në lidhje me pretendimet e KED, duke kryer kështu shkelje të qëllimshme për të marrë një vendin negativ ndaj saj.

Kjo është hera e tretë që KED është në shkelje të hapur ligjore në procedurën e Zhaklina Petos. Në këtë rast KED ka injoruar tërësisht ligjin, vendimet e gjykatës kompetente dhe duke përbaltur këtë proces kaq të rëndësishëm.

Apeli rrëzoi vendimin e KED të 23 nëntorit, që skualifikoi Peton. Sipas Apelit, KED nuk kishte zbatuar detyrat e caktuara nga Gjykata e Apelit Administrativ në një vendim të mëparshëm.

Ndër këto detyra të paplotësuara, ishte moskryerja e një hetimi të thelluar administrativ mbi dy konkluzione të kundërta të ILDKPK, mbi pasurinë e Petos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat