Presidenti Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar, shqiptarët të kuptojnë që jemi në greminë!

Shqipëria

Presidenti Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar, shqiptarët të kuptojnë që jemi në greminë!

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria është në greminë, pasi qytetarëve shqiptarë u janë rrëzuar të drejtat, në kuptimin kushtetues.

I pyetur nga Çim Peka nëse do ta vazhdojë Kreu i Shtetit betejën e 2 marsit, Meta tha se kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend.

“2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta: 2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës. I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend

2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate.

Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill. Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përveç pandemisë që është imediate. Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat