Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:44
Foto Ilustrim

Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parshikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qëndrore të vendit,  pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.

Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat