U plagos gjatë përplasjes me RENEA-n, dërgohet nën masa të rrepta sigurie në spital 45-vjeçari “rebel”

Shqipëria

U plagos gjatë përplasjes me RENEA-n, dërgohet nën masa të rrepta sigurie në spital 45-vjeçari “rebel”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Pamje nga video

Josif Kavaja, 45-vjeçari që mbajti nën alarm për orë të tëra Policinë e Shtetit, është dërguar në Spitalin Kirurgjikal të Elbasanit pas plagosjes.

Siç shihet në videot e siguruara nga Ora News, ai është transportuar nën masa të rrepta sigurie, ndërsa shihet teksa del me një karrocë invalidi nga makina e policisë.

45-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije për Ora News, se Josif Kavaja po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se:

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat