Betlehemi i veçantë për Krishtlindje, pensionisti nga Shkodra: Edhe në komunizëm kur ishte e ndaluar...

Shqipëria

Betlehemi i veçantë për Krishtlindje, pensionisti nga Shkodra: Edhe në komunizëm kur ishte e ndaluar...

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Gjon Stefa

Gjon Stefa është një pensionist nga Shkodra, i cili njihet në qytet për ndërtimin e Betlehemit për Krishtlindje.

Ditën e sotme ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me “Shqipëria Live”, Gjon Stefa, i cili tregoi që ka bërë Betlehemin që në kohën e komunizmit, edhe pse nuk ishte e lejuar.

“Qyteti i Shkodrës ka traditë prezantimin e Betlehemit në të gjitha familjet e tyre, e mua mu bë përzgjedhja si ma i bukuri, se më ka dalë nami se i bëj më bukur. Por unë mendoj se të gjithë i bëjnë bukur në shtëpitë e tyre.

Unë e kam bërë sipas traditës grazhdin. Kam prej vitesh që rri duke i pasuruar elementët. Edhe para demokracisë kemi prezantuar Betlehemin, por më të vogla pasi nuk na lejoheshin. Në komunizëm nuk lejohej, dhe e bënim të vogël poshtë pemës, se pema e Vitit të Ri lejohej.

Kur vinin njerëz për vizita në shtëpi, ishin pjesë e familjes dhe të besueshëm dhe nuk kishim arsye që ta fshihnim”, tha ai.

Pensionisti u shpreh se kjo nuk është një Krishtlindje si herët e tjera, pasi i është dashur të festojë larg fëmijëve të tij për shkak të pandemisë së Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat