Tezgat plot, tregjet bosh

Shqipëria

Tezgat plot, tregjet bosh

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Fier

Këtë vit çmimet e produkteve ushqimore për festat e fundvitit janë më të lira krahasuar me vitet e kaluara.  Por pavarësisht kësaj në Fier blerjet kanë rënë ndjeshëm dhe tregtarët ankohen se është një ndër vitet më të vështira për të paktën 14 vitet e fundit.

Tregtarët e fruta-perimeve në Fier po përjetojnë fundvitin më të vështirë prej të paktën 14 vitesh.

Për shkak të rënies së ndjeshme të ndjeshme të blerjeve nga ana e konsumatorëve, tregtarët thonë se po shkojnë drejt falimentit.

“14 vjet që menaxhoj tregun nuk ka bërë vaki asnjëherë.”

Një tjetër ndryshim këtë vit janë edhe çmimet më të ulëta sesa në të shkuarën, gjë e cila pranohet edhe nga vetë qytetarët.

“Më të lira janë sivjet.”

Por pavararësisht çmimeve, shitjet mbeten të pakëta.

Tregtarët thonë se vitet e kaluara në të njëjtën periudhë, bënin 2 ose 3 furnizime në ditë, ndërsa këtë vit produktet e tyre qëndrojnë 2 ose më shumë ditë pa u shitur.

“Fare, fare, fare, nuk ka blerës fare. Sot nuk kam marrë mall fare, është i djeshmi. Vjet duhet të merrje 2-3 furnizime.”

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, shihet si shkak kryesor për rënien e konsumit nga qytetarët këtë fundvit të jashtëzkonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat