Arrestimi i ish-gjyqtarit, djali e akuzon para policisë: Do shkosh në polici se ke vjedh makinën

Shqipëria

Arrestimi i ish-gjyqtarit, djali e akuzon para policisë: Do shkosh në polici se ke vjedh makinën

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Del një tjetër video nga përplasja e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj me të birin, dhe më pas arrestimin e tij, ngjarje që ndodhi mesditën e sotme në një parking në zonën e Liqenit Artificial.

Siç edhe dëgjohet, në video babë e bir konfliktohen me njëri-tjetrin, edhe pse aty ndodheshin forca të shumta policie.

“Çfarë ke që shan ti ore ooo….Do shkosh ti në polici, se ke vjedhur makinën,”- dëgjohet të thotë i riu, ndërsa Malaj nuk pranon të hipë në makinën e policisë.

Ish-gjyqtari dëgjohet të thotë: Po ç’të qetësohem ore….çunat e mi të vijnë këtu të më rrahin mua e vëllain tim…

Burime bënë me dije se shoqërimi i Alaudin Malajt në komisariatin Nr.2 është bërë pas një konflikti familjar kjo në lidhje me një mosmarrëveshje rreth pronësisë së një makine.

Në muajin gusht të këtij viti, pas një padie, Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e Malajt duke i kërkuar qëndrimin larg saj.

Malaj është në proces divorci me bashkëshorten e tij me të cilën ka dy djem. Duket se marrëdhëniet mes babë e bir nuk janë aq të mira pas divorcit.

Pas rreth 27 vitesh me detyra në sistemin e drejtësisë, Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit të Apelit Tiranë në korrik të këtij viti. Ai e paraqiti dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat