Si janë marrëdhëniet Rama-Erdogan pas zgjerimit me 12 milje të Greqisë në Jon? Ja si përgjigjet kryeministri

Shqipëria

Si janë marrëdhëniet Rama-Erdogan pas zgjerimit me 12 milje të Greqisë në Jon? Ja si përgjigjet kryeministri

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së fundvitit nga gazetarët nëse zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Jon do të cenojë marrëdhënien mes tij dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Kryeministri mohoi edhe njëherë të ketë një marrëveshje Shqipëri-Greqi në lidhje me zgjerimin në detin Jon, duke theksuar se kjo gjë s’ka lidhje me presidentin Erdogan. 

“Ore jeni këtu apo jo! Cila marrëveshje! Kjo nuk është marrëveshje e jona me Greqinë. Nuk ka, nuk ekziston. S’ka. Do shkojmë në gjyq, ndërsa e drejta e zgjerimit 12 milje është e drejtë universale e garantuar nga konventa.

Ç’lidhje ka kjo me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Tani mos e ulni kaq nivelin! Kur e bëni ju imagjinoni të tjerët. I bini fyellit në të njëjtën vrimë kur tjetri thotë nuk ka. Ça është kjo? Është 1990 e Shqipërisë. Çohet në OKB depozitohet”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat