Me ikjen e Gent Cakajt, largohet dhe zëvendësministri që kishte si detyrë negociatat me BE

Shqipëria

Me ikjen e Gent Cakajt, largohet dhe zëvendësministri që kishte si detyrë negociatat me BE

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Sokol Dedja

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar pak para ndërrimit të viteve duke bërë ndërrime në qeveri. 

Kreu i qeverisë njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme, pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa i besoi postin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit.

Lëvizjet e radhës janë në nivel zv/ministrash. Me largimin e Cakajt, po kështu është liruar nga detyra edhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja. 

Para postit që kishte, Dedja ka mbajtur postin e drejtorit për BE-në në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ai ishte si përgjegjës për procesin e negociatave me BE-në.

Në dhjetor të 2019-ës, Dedja u emërua zv.ministër i Jashtëm, duke plotësuar kështu "vakancën" që la Cakaj duke marrë kompetencat si ministër i Jashtëm në detyrë. Sakaq me këto lëvizje ministria e Jashtme mbetet vetëm me një zv/ministër dhe ai është Agron Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat