“Unaza e Madhe”/ Gazetari: Vjedhje e hapur. Një 25-vjeçari i dhanë 30 milionë euro

Shqipëria

“Unaza e Madhe”/ Gazetari: Vjedhje e hapur. Një 25-vjeçari i dhanë 30 milionë euro

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:47
Gjergj Erebara

Gjatë intervistës së tij për RTV Ora, gazetari i Birn, Gjergj Erebara foli edhe për tenderin e shumë përfolur dhe të diskutueshëm të “Unazës së Madhe” në Tiranë.

Sipas tij, kjo është një vjedhje e hapur.

“Ishte një çështje, haptazi vjedhje, si të thuash. Kryeministri tha se nuk ishte vjedhje. Kjo nuk është çështje opinioni, por fakti që një 25-vjeçar është identifikuar si përgjegjësi i vetëm i manipulimit të dy tenderave me vlerë 30 milionë euro…”

Beti Njuma: I cili është zhdukur dhe nuk është gjetur?…

Gjergj Erebara: Përveç faktit që personi në fjalë nuk është gjetur, duhet të kemi parasysh që fitimi i një tenderi në Shqipëri dhe në gjithë botën është një proces që përfshin shumë elementë. E para, duhet të kesh një histori kompanie. E dyta, duhet të kesh një numër të pafund licencash, të cilat jepen nga institucionet publike. Për shembull, Ministria e Infrastrukturës. Duhet të kesh licencë për shërbime inxhinierike. Duhet të kesh licencë për shërbime telekomunikacioni, duhet të kesh një pafundësi licencash që janë lëshuar nga institucionet publike për një kompani që rezultoi fantazëm. Dhe hetimet e prokurorisë nuk kanë gjetur asnjë përgjegjësi në asnjë institucion publik. Por i ka konsideruar se këta zyrtarët shqiptarë ishin aq syleshë sa u mashtruan nga një 25-vjeçar dhe i dhanë dy tendera me vlerë 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat