Ulen çmimet, por s’ka blerje/ Tregtarët: Pasojat e pandemisë, ky vit nuk krahasohet me të mëparshmit

Shqipëria

Ulen çmimet, por s’ka blerje/ Tregtarët: Pasojat e pandemisë, ky vit nuk krahasohet me të mëparshmit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:30
Pamje nga video

Viti i Ri 2021 kësaj herë nuk do të pritet me tryezën plot. Ndryshe nga vitet e kaluar kësaj herë çmimet e fruta perimeve nuk janë rritur, pavarësisht kësaj tregtarët thonë se fuqi blerëse ka rënë.

“Cmimet janë shumë të ulta por s’ka fuqi blerëse.

Këtu ka marrë fund njerëzit nuk kanë lek, covidi i la pa punë, nuk blen njeri.

Cmimet janë mirë, këtë vit njëherë nuk krahasohen me vitet e shkuara”.

Shqiptarët këtë vit do të festojnë me pak. Pademia Covid 19 bëri që shumë biznese të falimentonin,si pasojë shumë njerëz mbetën të papunë. Një vit më parë kilogrami i domateve kushtonte 200 lekë të reja, ndërsa sot domatja më e mirë e tregut kushton 100 lekë të reja. Po ashtu edhe çmimi i agrumeve është përgjysmuar. Një kilogram mandarine varion nga 50-80 lekë kilogrami.

“Covidi na bëri telef këtë vit.

Nuk ka lek nëna nuk do festojmë jemi të sëmurë. Jetojmë me borxhe

Shumë të lira janë, por s’kemi ne lek dhe na duken të shtrenjta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat