Shkarkimi i Ilir Allkjas, mjekët nesër protestë në QSUT: Bota s’ka, ne i pushojmë

Shqipëria

Shkarkimi i Ilir Allkjas, mjekët nesër protestë në QSUT: Bota s’ka, ne i pushojmë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Sindikata e Mjekëve paralajmëron protestë.

Pas shkarkimit të Ilir Allkjas, Sindikata e Mjekëve paralajmëron protestë.

Sipas tyre, në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna duke ia atribuuar arsyet përplasjeve politike.

Sipas Sindikatës, protesta do të zhvillohet nesër në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 në QSUT.

“E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese,  është i mirëpritur.  Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

QSUT shkarkoi nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja. 

Vendimi u mor gjatë ditës së sotme nga drejtori Enkelejdi Joti i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në rrjetin social Facebook si edhe në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat