Ky është Përparim Tela, personi që zbrazi automatikun ndaj dy motrave në Astir

Shqipëria

Ky është Përparim Tela, personi që zbrazi automatikun ndaj dy motrave në Astir

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
Përparim Tela

Personi në foto është Përparim Tela, autori që vrau dy motrat në Astir paraditen e sotme.

Fotografia dhe identiteti i tij është shpërndarë nga Policia e Tiranës, e cila ka kërkuar ndihmë për kapjen e tij.

Sipas policisë, shkaku i krimit të rëndë është sherri dhe konflikti që autori ka pasur me bashkëjetuesen e tij, për vazhdimin e lidhjes.

Viktimat e krimit të rende janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Ishte edhe drejtori i policisë së Tiranës Reban Jaupaj i cili ka deklaruar para gazetarëve se nëse e shihni na ndihmoni ta kapim sa më shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat