Dalin pamjet/ Momenti kur Përparim Ademi shkon me biçikletë dhe vret dy motrat dhe më pas largohet qetësisht

Shqipëria

Dalin pamjet/ Momenti kur Përparim Ademi shkon me biçikletë dhe vret dy motrat dhe më pas largohet qetësisht

Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:05
Përparim Ademi, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

Dalin pamjet e momentit kur Përparim Ademi hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, dhe pasi i ka vrarë largohet qetësisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e 31 dhjetorit 2020.

Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej kamerave rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat. I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.

Sikurse duket në pamjet e siguruara, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë në vendin ku më pas do të kryente krimin.

Pranë tij ishte dhe një djalë i ri, i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.

Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka shkrepur armën. Dhe kjo vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës.

Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi qëlloi me breshëri kallashnikovi dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend.

13 minuta më vonë, Përparim Ademi largohet nga e njëjta rrugë. Ai përshkon të njëjtin itinerar, por kësaj radhe pa biçikletë. Nëse do t’i rikthehemi sërish pamjeve të para, do të vëmë re se goma e parë e biçikletës ishte e shfryrë.

Pasi vrau me gjakftohtësi dy motrat, 59-vjeçari largohet qetësisht në këmbë. Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u arratisur nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat