Zhdukja e mistershme e 19 vjeçares në Greqi, avokati bën deklarata e fortë

Shqipëria

Zhdukja e mistershme e 19 vjeçares në Greqi, avokati bën deklarata e fortë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:06
Zhdukja e mistershme e 19 vjeçares në Greqi, avokati bën deklarata e fortë

Vazhdon misteri i zhdukjes së 19-vjeçares">19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis, gjurmët e të cilës humbën më 16 tetor 2020.

Rasti i një kufome të seksit femër që u gjet para disa ditësh copëtuar në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçare kineze, kishte alarmuar familjen e 19-vjeçares">19-vjeçares shqiptare.

Së fundmi, Anastasios Dougas, avokati i familjes, thotë për protothema.gr se ka informacione që vajza 19 vjeçare është duke u mbajtur kundër vullnetit të saj nga dy burra.

Ai madje nuk përjashton mundësinë që këta burra të kenë bërë ndryshime në pamjen e saj me qëllim që të mos njihet.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, deshmitare e kanë parë vajzen në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares">19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur një paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat