“Dua të flas dy minuta me ty, përse nuk pranon? Ku të duash…”/ Zbardhen bisedat e fundit mes Përparimit dhe Kristinës, para vrasjes në ‘Astir’

Shqipëria

“Dua të flas dy minuta me ty, përse nuk pranon? Ku të duash…”/ Zbardhen bisedat e fundit mes Përparimit dhe Kristinës, para vrasjes në ‘Astir’

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:44
Përparim Tela, Kristina Bardhi

Publikohen pjesë nga bisedat e fundit telefonike mes viktimës Kristina Bardhi dhe autorit Përparim Tela, i cili e vrau atë dhe të motrën në 31 janar. 

Kjo bisedë është kryer mes tyre pasi bashkëjetuesja i kishte kërkuar Përparimit ta ndërprisnin lidhjen intime, pasi ishte njohur me një tjetër djalë. Kjo ka xhindosur 59-vjeçarin, dhe u bë shkak i krimit të dyfishtë.

Bisedat mes Përparim Telës dhe viktimës Kristina Bardhit:

Kristina: Pse merr në telefon, si e ke hallin?

Përparimi: Mirëmëngjes, mirë je, të pashë që je zgjuar dhe të mora…

Kristina: Ca do?

Kristina: Çfarë do?

Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty.

Kristina: Absolutisht as edhe një gjë

Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi. Dua të flas me ty, përse nuk pranon, ku të duash afër shtëpisë

Kristina: Nuk dua fare.. fare

Përparimi: Mirë mirë do që të flasim në messenger?

Kristina: Hape pak messengerin.

DEKLARIMI I AUTORIT TE DYSHUAR, PJESE NGA DOSJA E PROKURORISE

Marrëdhënia ndërmjet Zhanetës dhe Përparimit ka qenë e mirë deri disa ditë më parë ku ai ka dyshuar se Zhaneta kishte lidhje intime me një shtetas tjetër të quajtur Besmir. Ky shtetas me emrin Besmir punonte në një fabrikë bashkë me Zhanetën.

Para rreth 5-6 ditësh Përparimi ka shkuar te shtëpia e Zhanetës në Astir dhe aty gjatë drekës së Krishtlindjes i është deklaruar si nga Kristina dhe sidomos nga Zhaneta se ishte hera e fundit që ai i takonte ato dhe në atë shtëpi nuk kishte më punë e duhet të ndërpriste çdo marrëdhënie me to.

Ai është larguar dhe deri një ditë para ngjarjes ai nuk ka pasur më komunikim dhe takim me to. Më datë 30.12.2020, në mëngjes, ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur nga ora 06:00 e mëngjesit kur ajo del për në punë. Më pas ai deklaron se e ka marrë nën kërcënimin e një thikë që kishte me vete dhe e ka futur në një makinë tip “Wolkswagen Tiguan”.

Nga aty e ka çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kanë ndaluar në një vend pranë lapidarit, nja 500 metra më lart dhe kanë biseduar duke dashur ta detyrojë të kthehej prapë me të dhe të shkëputej nga ai person. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar.

Më pas ai i ka thënë të shkonin në një hotel afër “21 Dhjetorit”, pranë zjarrfikëseve e të flisnin aty. Më pas kanë shkuar në hotel ku dhe kanë kryer marrëdhënie me dëshirën e saj, pa përdorur dhunë në asnjë moment.

Ai deklaron se pasi kanë dalë nga hoteli, e ka lënë aty afër, sepse donte të ecte në këmbë për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat