Në Kakavijë lëvizja vazhdon/ 2500 persona kaluan kufirin duke përdorur testet e Covid

Shqipëria

Në Kakavijë lëvizja vazhdon/ 2500 persona kaluan kufirin duke përdorur testet e Covid

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:58
Foto

Gati 2500 qytetarë kanë qarkulluar në të dy anët e kufirit me Greqinë, në Kakavije që prej fillimit të këtij viti.

Megjithëse fluksi është i papërfillshëm në raport me një vit më parë ku për festa u përpunuan gati 70 mijë vetë këtë vit  protokolli i masave për Covid 19 ishte në qendër të procedurave nga të dy palët. Ekipet shëndetësore të vendosura në Kakavi po këshillojnë qytetarët në hyrje që të marrin kontakt me mjekun e familjes pavarësisht nëse kanë ose jo simptoma ndërsa pala greke po kryen ritestime për të gjitha rastet.

Vlen të theksohet se pala greke është duke pranuar vetëm rezultatet e testeve të kryera në laboratorë privatë çka do të thotë se ato testime që mbajnë vulën e ISHP nuk janë të pranuara. Mesa duket pala greke nuk dëshiron të marrë përsipër të rrezikojë prej faktit se ata që kryejnë tampon pranë ISHP duhet të referohen prej mjekut të familjes pas shfaqjes së simptomave.

Ritestimet nga pala greke kanë konfirmuar disa qytetarë pozitivë pasi më parë kishin prezantuar një test Covid negativ.

Epidemiologët presin që efekti i një qarkullimi të shtuar të reflektohet në një shtim të lehtë të numrit të rasteve pas datës 15 Janar kohë që merr periudha që prej shfaqjes së simptomave deri në konfirmimin e rasteve për ata që mbërritën gjatë festave.

Njëkohësisht tërhiqet vëmendja për faktin se konfirmimet e rasteve pozitivë nga laboratorët privatë shoqërohen me të dhëna të mangëta që nuk mundësojnë ndjekjen e mëtejshme të rasteve apo referimin tek policia kur detyrohen të karantinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat