Mësimi online, Kume: Proces i vështirë për të gjithë, duhet rikthimi në auditor

Shqipëria

Mësimi online, Kume: Proces i vështirë për të gjithë, duhet rikthimi në auditor

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:35
Anton Kume

Dekani i Universitetit të Shkencave Politiko-Juridike në Durrës, Anton Kume në një intervistë për Ora News ka treguar për vështirësitë që po hasin studentët në procesin e mësimit online.

Kuma ka thënë se në një moment tjetër do të nevojitet patjetër rikthimi në auditor, kjo vjen si nevojë për rikuperimin e dijeve.

Kume: Ky proces mësimor nuk është i kënaqshëm për ta, por është i detyrueshëm për sa kohë që ka një vendim nga Komiteti i Ekspertëve Teknik të Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Arsimit. Është në të mirë të gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria sot për shkak të pandemisë. Duhet të themi që ky proces ndiqet nga studentët në një masë relativisht të mirë, që updatohen çdo javë për faktin se sa studentë ndjekin mësimin.

Rreth 80% e studentëve kanë eksesin për ta ndjekur mësimin online, ndërsa 20% e tyre e kanë të pamundur ndjekjen e mësimit.
Ky është një proces i vështirë për të gjithë ne, edhe për pedagogët dhe për studentët, na duhet rikthimi në auditor në një moment të caktuar për të bërë të mundur rikuperimin e dijeve. Mosprania e studentëve në procesin online përkthehet në mungesa, por kjo në këtë situatë që jemi nuk është produktive dhe kemi menduar që mungesat në këtë vit akademik në procesin e mësimit online të mos merren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat