Tregti foshnjash në Selanik/ Mediat greke shkruajnë për Përparim Ademin: Ka kryer krime të rënda

Shqipëria

Tregti foshnjash në Selanik/ Mediat greke shkruajnë për Përparim Ademin: Ka kryer krime të rënda

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:50
Përparim Ademi, Kristina Bardhi e Zhaneta Metani

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull historisë së Përparim Ademit me dy motrat Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, vrasjes së dyfishtë, bashkëjetesës si dhe dëshmive për tregti fëmijësh.

Sipas ERT, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi për shkak se vrasja e dyfishtë e motrave në Tiranë ka zbuluar pikërisht tregtinë e foshnjave në Selanik, pasi sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Ademi ndërkohë është në gjyq në Shqipëri për vrasjen e dy motrave, teksa ka pranuar edhe krimin në sy të një prej fëmijëve që ai kishte bërë me një nga motrat.

Vetë autori i krimit, ka pranuar në dëshminë e tij pas arrestimit se me bashkëshorten dhe dy motrat udhëtonin drejt Greqisë, teksa familjarët pretendojnë se i shfrytëzonte si prostituta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat