A njiheshin Klodian Rasha dhe efektivi i policisë? Ja çfarë thotë Prokuroria

Shqipëria

A njiheshin Klodian Rasha dhe efektivi i policisë? Ja çfarë thotë Prokuroria

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:09
Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj

Teksa në media qarkulloi një lajm se Klodian Rasha dhe efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, që e qëlloi me armë për vdekje, njiheshin më parë, vjen një konfirmim nga Prokuroria e Tiranës.

‘BalkanWeb’ raporton se organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Klodian Rasha dhe efektivi i Shqiponjës nuk njiheshin më parë.

Prokuroria nga java tjetër pritet që të mbyllë hetimet dhe të dorëzojë dosjen në gjykatë.

Ndërkohë do të bëhet edhe komunikimi i akuzës për të pandehurin Hajdaraj. Ndërsa për armën e gjetur në zonën ku u vra 25-vjeçari vazhdojnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat