Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Dita e premte do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Në orët e para të 24-orëshit e deri në mesdite  në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit reshje shiu me intensitet deri të lartë,  hera-herës reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600 metër reshje në formën e dëborës. Mjegull e dendur në orët e mengjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 10°C

vendet e ulëta 10°C deri në  16°C

vendet bregdetare 10°C deri në 16°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat