Vrasja e çiftit Pasho/ Elona Kalleshi e dyshuara kryesore, avokati i saj: Nuk ka asnjë provë qe e fajëson Elonën

Shqipëria

Vrasja e çiftit Pasho/ Elona Kalleshi e dyshuara kryesore, avokati i saj: Nuk ka asnjë provë qe e fajëson Elonën

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:39
Avokati

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live”, avokati ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho tregon se Elona ka dëshmuar për pafajësinë e saj.

“Dua të sqaroj se zonja Kalleshi ka deklaruar se është e pafajshme dhe nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje.

Deri në këtë çast nuk ka ende prova konkrete, ka vetëm të dhëna që bazohen nga deklaratat e marra nga komshinjtë e çiftit të Itali. Thonë që një vajzë ka dalë me disa valixhe që dyshohet se mund të jetë Elona. Por kanë kaluar 5 vite dhe banorët nuk e mbajnë mend mirë çfarë kanë parë, nuk mund të kenë fiksuar shumë mirë fytyrën”.- thotë avokati.

Avokati thotë se duhen bërë kërkime të mëtejshme, parë gjurmët biologjike në valixhe

Sipas tij, Elona Kalleshi ka pasur precedentë të mëparshëm penal, por asgjë të rëndë.

Për avokatin, është e vështirë të mendohet që i ka bërë ajo. “Çifti Pasho ishin 2, ajo ishte e vetme, si i vrau. Pastaj valixhet janë të rënda, si mund t’i transportonte e vetme për një distancë të gjatë?!”

Seanca e para gjyqësore ndaj Elona kalleshit zhvillohet sot në Itali.

Vetë Elona nuk ka folur në lidhje me këtë ngjarje. Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, as në seancën e sotme gjyqësore e dyshuara nuk ka folur vetë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar në Itali, në 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat