Ministri i Jashtëm grek publikon fotot nga takimi me Ramën, çfarë u diskutua

Shqipëria

Ministri i Jashtëm grek publikon fotot nga takimi me Ramën, çfarë u diskutua

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:22
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka bërë një postim në Twitter ku tregon detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Dendias thekson se në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet e fundit rajonale.

“U takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në fokus marrëdhëniet bilaterale, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ai.

Image
Pamje nga takimi

Rama mbërriti në Athinë mëngjesin e sotëm ku njoftoi se do të takonte për një drekë pune homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat