Hapen portat e HEC-it të Vaut të Dejës, pritet përmbytje të mëdha

Shqipëria

Hapen portat e HEC-it të Vaut të Dejës, pritet përmbytje të mëdha

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:28
Ilustrim

Janë hapur portat e HEC-it të Vaut të Dejës.

Reshjet e shiut i kanë shtuar prurjet shumë në liqenet duke sjellë edhe rritje të nivelit.

Pasditen e sotme është vendosur që të hapet një portë e HEC-it të Vaut të Dejës dhe është hapur gjithashtu edhe tuneli, duke futur në ultësirën e Shkodrës mijëra litra ujë në sekondë.

Pritet që përmbytjet të shtohen brenda disa orësh dhe niveli i ujit të rritet në të gjithë Shkodrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat