Kalon në Parlament projekt ligji për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, ja kur pritet të votohet

Shqipëria

Kalon në Parlament projekt ligji për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, ja kur pritet të votohet

Më: 8 janar 2021 Në ora: 23:45
Foto Ilustrim

Projekt ligji për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon është paraqitur në Parlamentin grek.

Diskutimi i dispozitave të përcjella në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare do të fillojë të Martën e ardhshme dhe do të votohet nga Parlamenti më 19 Janar.

Projekt-ligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë sjell zgjerim të territorit fqinj dhe siç parashikohet nga neni 27 i Kushtetutës, por miratimi i tij kërkohet nga shumica absolute e Parlamentit (151 deputetë).

Projekt-ligji i paraqitur në Parlament përfshin gjithashtu raportin shpjegues, i cili thekson, ndër të tjera, se ky projektligj nuk shkakton shpenzime të mëdha financiare në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme aktuale dhe të ardhshme.

Duke komentuar këtë vendim disa muaj më parë, burimet diplomatike theksuan se territori në të cilin Greqia ushtron sovranitetin po zgjerohet ndjeshëm, për herë të parë në shumë vite. Në të njëjtën kohë, ata vunë në dukje se është e vetëkuptueshme që ky zgjerim nënkupton zgjerimin e njëkohshëm të hapësirës ajrore. Ata gjithashtu theksuan se Greqia, si çdo vend tjetër, ushtron sovranitet të plotë mbi hapësirën e tij ajrore, ujërat e saj territoriale, përfshirë shtratin e detit dhe nëntokën e saj.

Ata gjithashtu theksuan se ky zhvillim i rëndësishëm është pjesë e strategjisë më të gjerë të Greqise për të ushtruar të drejtat e dhëna asaj nga e drejta ndërkombëtare, por edhe për të kërkuar konsensus me vendet fqinje, për të përfunduar marrëveshje me ta për caktimin e zonave detare, duke promovuar marrëdhënie të mira dhe promovimin e sigurisë, prosperitetit dhe bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

Ky zgjerim vjen pas caktimit të kufijve të zonave detare që vendi ynë bëri me Italinë në 9 qershor 2020.

PESE NENET E PROJEKTLIGJIT PER ZGJERIMIN E GREQISE

Neni i I- Ky ligj zbatohet për të gjithë zonën detare nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon në Kepin Tainaro, në Peloponez. Bëhet e qartë se zona e mësipërme përfshin brigjet kontinentale të territorit grek, si dhe ishujt e shkëmbinjtë e saj sipas Nenit 121 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të 10 Dhjetorit 1982, mbi Ligjin e Detit.

Më tej thuhet se Republika Greke ka të drejtë të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në zona të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Neni i II- I referohet shtrirjes së zonës bregdetare. Siç është përmendur më lartë, gjerësia e zonës bregdetare do të jetë 12 milje detare dhe do të llogaritet nga vija fillestare, duke përfshirë mbylljen e gjirit dhe vijat e drejta. Po ashtu bëhet e qartë se, si një bazë për matjen e gjerësisë së zonës bregdetare, përdoret vija bregdetare natyrore.

Neni III- Thekson se kur ligji i brendshëm i referohet zonës bregdetare dhe / ose shtrirjes së zonës bregdetare, çka nënkupton një zonë bregdetare te gjerë 12 milje detare.

Neni IV- Përfshin peshkimin nga anijet e peshkimit të BE-së. Më konkretisht, thuhet se në zonën detare dhe në ujërat e zonës bregdetare midis 6 dhe 12 milje detare, me përjashtim të nenit 32 të n.d. 420/1970, siç është zëvendësuar me nenin 59 të ligjit 2538/1997 (A ‘242), të lejohet, mbi baza të përkohshme, me vendime të Ministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, peshkimi me anijet e BE-së siç përcaktohet në pikën 5, të nenit 4, të Rregullores së BE-së 1380/2013.

Neni V- Projektligji përfundon me nenin pesë, i cili thotë se hyrja në fuqi e këtij ligji fillon me botimin e tij në Fletoren Zyrtare të Greqisë.

Kujtojmë se sot në Greqi kryeministri Edi Rama, pati një takim me ministrin e jashtëm, Nikos Dendias dhe homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në qendër të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, pandemia e COVID-19, por edhe çështje e zgjerimit të Greqisë në detin Jon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat