Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin herët me një takim me disa banorë të Njësisë Administrative Nr 3.
Kryemadhi u shpreh se njerëzit kanë dëshirë të angazhohen dhe të zgjerojnë rrethin e bashkëpunimit.
Kryemadhi: Gjëja e parë që njerëzit duan të shikojnë është cila është shpresa, cila është mundësia. E vetmja pikë e fundit sot që ka ngelur, është mundësia për ta ndryshuar atë gjë. Dhe unë jam e bindur që mundësi dhe shanse ka, mjafton të kesh dëshirën e mirë për t’i bërë gjërat. Ashtu sikurse nis një biznes, që gjithmonë e nis me vështirësi.
Kryemadhi: Ashtu edhe nga ana tjetër pushteti të ofron lehtësira dhe infrastrukturën ta bën komode, kjo është pozitive. Por kur shteti të krijon bllokim nga ana tjetër kjo është e pamundur. Po të njëjtën gjë ndjejmë edhe me studentët, që me të vërtetë universiteti është online, por sa produktivë do jenë studentët kur të dalin nga bankat e shkollës, nga kjo gjë.
Kryemadhi: Unë dua të shikoj anën tjetër të medaljes, nuk dua të shikoj anën e keqe. Dua të shikoj anën pozitive të dëshirës së mirë që kanë njerëzit për t’u angazhuar, por edhe për ta zgjeruar rrethin shoqëror të bashkëpunimit.