Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Shtëpitë rrethohen nga uji në Fushë Krujë

Shqipëria

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Shtëpitë rrethohen nga uji në Fushë Krujë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Moti i keq ka krijuar një situatë problematike në vendin tonë, duke sjellë përmbytje masive në mjaft zona.

Situata më shqetësuese paraqitet në Lumin e Shkumbinin, që është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Edhe në Kurbin situata vijon të jetë problematike. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.

Në Fushë Krujë situata më problematike paraqitet ne fshatin Murqine ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë dhe mbi 20 banesa në këtë fshat janë të rrethuara nga uji. Ndërsa ka pasur rrëshqitje dherash në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas në fshatin Pishkash.

Ndërkohë, situata e përmbytjeve në lumin Vjosa ka ardhur duke u normalizuar, pasi ka hyrë në shtrat.

Ndërsa në aksin Rrabosht- Kallmet të Lezhës si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rënie të rrugës në një pjesë të saj. Sipas informacioneve të fundit, situata në Shkodër dhe Lezhë vijon të jetë problematike.

Reshjet në të gjithë vendin vazhdojnë edhe ditën e sotme me të njëjtin intensitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat