Situatë jo problematike në Elbasan/ Rënie gurësh e inertesh në Pishkash e aksin Gramsh-Moglicë

Shqipëria

Situatë jo problematike në Elbasan/ Rënie gurësh e inertesh në Pishkash e aksin Gramsh-Moglicë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:37
Gramsh-Moglicë

Në aksin Elbasan-Librazhd dhe Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh për shkak të reshjeve të shumta.

Gjithashtu ka rënie aluvionesh në Cërrik-Gramsh dhe rënie dherash në Pishkash.

Në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd po punohet nga ana e OSHEE për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.

Lumenjtë Shkumbin e Devoll kanë prurje por jo problematike. Edhe përroi Zaranikës në Elbasan ka pasur rritje të prurjeve por pa dhënë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat