Nisja e vaksinimit, Bushati ngre pikëpyetje të mëdha, Haxhiu: Shqipëria u mashtrua

Shqipëria

Nisja e vaksinimit, Bushati ngre pikëpyetje të mëdha, Haxhiu: Shqipëria u mashtrua

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:41
Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

Shqipëria ka nisur prej ditës së sotme vaksinimet e para kundër COVID-19. Një nga të parët që u vaksinua ishte kryeministri Edi Rama.

Për gazetarin Andi Bushati i gjithë procesi se si janë siguruar vaksinat e para, transporti dhe ruajtja e tyre është mbajtur e fshehtë duke shkelur sipas tij dhe ligjet e vendit.

“Ajo që mua më shqetëson është sepse duket sikur jetoje në një republikë autokritike. Pse e them këtë, kemi parë italianët, gjermanët, francezët që e dinë kur vjen një vaksinë ndërsa ne nuk dihet se nga vjen. Vendi sekret, vend mbajtja sekret, transportin sekret. Vendet perëndimore e tregojnë”, tha z. Bushati.

Gazetari e cilësoi si spektakël nisjen e vaksinimit duke thënë se, mesazhi është: “O shqiptar, e keni vaksinën vetëm se keni Edi Ramën kryeministër”. Kjo është pak si shumë”.

Ndërsa për gazetari Baton Haxhiu dështim i projektit të COVAX për t’u siguruar vaksinën vendeve të Ballkanit Perëndimor bëri që vendet të nisin negociata për ta siguruar në rrugë individuale dhe këtu tha ai hynë në lojë njohjet e kryeministrit, Edi Rama. Z. Haxhiu madje tha se, Shqipëria dhe të gjitha ato vende që kanë pritur vaksinat nga  COVAX janë mashtruar.

“Fakti që COVAX nuk ishte në gjendje që ta sigurojë vaksinë për të gjithë këto vende, në këto momente vjen autoriteti i kryeministrit që përmes njohjes personale t’u ofrohet vaksinimi qytetarëve. Kjo duket e hiperbolizuar si fjali por njohjet personale ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh gazetari.

Z. Haxhiu shtoi më tej kryerja e vaksinimit nga vetë kryeministri tregon një model komunikimi me qytetarët. Gazetari nënvizoi më tej se gjatë janarit është parashikuar të mbërrijnë në Shqipëri 11 mijë vaksina kurse pjesa tjetër prej 500 mijë do të vijë çdo muaj nga një sasi e vogël.

Por, Andi Bushati ngriti pikëpyetje të mëdha duke sjellë në vëmendje dhe debatin në Britaninë e Madhe për ruajtjen e vaksinave në temperaturë -70 gradë celsius por dhe theksoi se janë shkelur ligjet.

“Nuk di a janë ujë apo vaksinë. Ligji i shtetit shqiptar nuk lejon kategorikisht medikamente pa ditur origjinë dhe kushte e transportit. Është shkelur ligji. Duhet krijuar fabula e mbinjeriu dhe po i shërbim këtij vendi gjëra të pamundura. Nuk ka vend të botës që nuk ka nxjerr grafik, vetëm Shqipëria bën propagandë vendos atë lulen e diellit”, përfundoi z. Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat