Shehi zbulon strategjinë e opozitës për të rrëzuar Ramën

Shqipëria

Shehi zbulon strategjinë e opozitës për të rrëzuar Ramën

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:41
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar situatën politike në vend, ku është shprehur se strategjia e opozitës është të rrëzojë Ramën dhe grupin e tij që ka uzurpuar Shqipërinë.

Shehi tha se opozita do të ngrejë rrogat duke i dyfishuar brenda mandatit të parë të qeverisjes.

“Unë do të jem kandidat në Tiranë, sikurse ka ndodhur përherë. Çështja është se çfarë do të bëjnë ne si opozitë për të larguar Ramën.

Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në. Po të ishte për mua, mirë do të ishte e gjithë shqipëria në njërën anë dhe Edi Rama në anën tjetër. Strategjia është një: të rrëzojmë Ramën dhe grupin e tij që ka uzurpuar Shqipërinë. Kjo tepsi është e keqe për shqiptarët dhe e ka lënë vendin pa bukë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, duke rindërtuar shtetin dhe ekonominë e Shqipërisë.

Rama i ka marrë institucionet e vendit, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk i shkon në mendjeje një bujku apo atij në Myzeqe. Ama do t’u shpjegojmë atyre që merren me politike pse duhet kjo gjykatë dhe si do t’i ngremë rrogat. Ne do t’i ngremë rrogat për të gjitha kategoritë dhe do t’i bëjmë dyfish brenda mandatit të parë, se ky është një element që na afron me Evropën dhe mund të ndalojnë migracionin shqetësues.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat