Në “arrest shtëpie” pronari i agjencisë së udhëtimeve akuzohet për mashtrim 270 mijë euro

Shqipëria

Në “arrest shtëpie” pronari i agjencisë së udhëtimeve akuzohet për mashtrim 270 mijë euro

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:29
Ilustrim

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje.

Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh.

Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë duke premtuar se do të bëhej ortak me të.

Gjithashtu mësohet se Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim.

Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat