Ekonomia gjatë 2021, eksperti: Do të kemi rritje të papunësisë dhe probleme me bizneset

Shqipëria

Ekonomia gjatë 2021, eksperti: Do të kemi rritje të papunësisë dhe probleme me bizneset

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Çfarë ndodhi me ekonominë tonë gjatë vitit që shkoi por cilat janë pritshmëritë për këtë vit?

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në RTV Ora ishte eksperti i ekonomisë Violdi Danaj.

Sipas tij, pasojat e tërmetit të 2019 dhe pandemia Covid-19 do të vijojnë të ndjehen në ekonomi.

Violdi Danaj: Fatkeqësisht, 2021 na gjen pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, ai i 2019 dhe pandemia globale e 2020-ës. Dhe nuk mund të presim një ecuri pozitive, të paktën për muajt e parë të këtij viti. E kam thënë gjithmonë që ne historikisht jemi karakterizuar nga një brishtësi e fortë ekonomike, një ekonomi jostabël, por pavarësisht se ka njohur një trende rritjeje deri diku i moderuar.

2021 unë e shoh shumë problematik. Vazhdojnë të ndjehen pasojat e 2020-ës, pra të pandemisë, sidomos deri në 6 muajt e parë. Do të vazhdojmë të kemi, mendoj unë, të rritjes së papunësisë edhe pse është e vogël në krahasim me atë çfarë ndodhi në 2020. Do të kemi sërish vështirësi për bizneset, sidomos për bizneset e vogla, por uroj që pas 6-mujorit të parë të vitit kjo rritje ekonomike që të gjithë po flasim të fillojë të ndjehet. Nuk do të presim, të paktën këto 6 muaj, një rritje shumë të madhe. Do të jetë një rritje që në impaktin e parë nuk do të ndikohet ekonomia por nëse vazhdon trendin e saj rritës do të shikojmë efektet e saj pas qershorit ose kur do të nisë pjesa e turizmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat