Dokumentar për gratë e persekutuara nga diktatura në Shqipëri

Shqipëria

Dokumentar për gratë e persekutuara nga diktatura në Shqipëri

Më: 18 janar 2021 Në ora: 00:12
Marie Rexhaj

Periudha e komunizmit në Shqipëri nuk kurseu as gratë dhe fëmijët. Janë 450 gra të ekzekutuara dhe 7 mijë e 367 gra të dënuara politikisht në kohën e diktaturës prej afër gjysmë shekulli të Enver Hoxhës. Gratë dhe fëmijët janë në mesin e 7 mijë e 22 personave që vdiqën në internim. Këto të dhëna janë pjesë e dokumentarit me titull “Gruaja nën diktaturë” realizuar nga aktivistja për të drejtat e njeriut me organizatën “Shpresë dhe Paqe”, Mimoza Dajçi.

Ajo thotë se dokumentari që u realizua në një kohë pandemie dhe në kushte të vështira nderon jetën dhe veprën e grave dhe fëmijëve që vuajtën nga padrejtësitë e komunizmit. Aktivistja që për shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara thotë se të mbiejtuarit e komunizmit nuk kanë vendin e duhur në shoqërinë shqiptare.

Dokumentari “Gruaja nën diktaturë” përfshinë edhe histori nga gratë e vrara dhe të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë, si dhe viktimave të përndjekjes në vende tjera ku jetojnë shqiptarë si Çamëri e Maqedoni e Veriut./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat