Protesta në Rrugën e Kombit, gjobitet kryeplaku i fshatit, theu rregullat anticovid

Shqipëria

Protesta në Rrugën e Kombit, gjobitet kryeplaku i fshatit, theu rregullat anticovid

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:15
Protesta te Rruga e Kombit

Policia e Mirditës ka gjobitur me 5 milion lekë të reja kryeplakun e fshatit Rraja e Zezë në Mirditë, Kol Nikolli.

Ai është gjobitur si organizator i protestës për shkelje të rregullave anticovid.

Banorët e tre fshatrave Vele, Rraja e Zezë dhe Munaz protestuan të shtunën për dëmtimin e rrugës së zonës nga një firmë që po ndërton ujësjellësin e zonës.

Ndërkohë pas protestës mësohet se ka nisur ndërhyrja ne rrugën e dëmtuar,  për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat