“Dua fshirjen e mazhorancës dhe opozitës”, Patozi tregon se me Topallin nuk kanë rivalitet

Shqipëria

“Dua fshirjen e mazhorancës dhe opozitës”, Patozi tregon se me Topallin nuk kanë rivalitet

Më: 19 janar 2021 Në ora: 00:48
Astriot Patozi

Astriot Patozi i ftuar në ABC është shprehur se për tu bashkuar me nismën e tyre për të sjellë ndryshimin me 25 prill janë të mirëpritur të gjitha partitë të cilat pranojnë listat e hapura.

Ndër të tjera Patozi ka theksuar se ekzistenca e tyre është një mundësi për të tronditur themelet e ndërtuara nga tre forcat më të mëdha politike siç është PD-ja, PS-ja dhe LSI.

Ai bëri me dije se qëllimi i tyre është shembja e opozitës dhe e mazhorancës.

“Të gjithë partitë që duan ndryshimin dhe listat e hapura janë të lira që të bashkohen. Ne e kemi diskutuar por sërish nuk është një pyetje për ne, duhet të pyetet zoti Murrizi nëse dëshiron që ti bashkohet nismës sonë. Do të ketë dhe faktorë të tjerë për këtë të jeni të sigurtë. Dhe i ftoj të tjerët që të mos keni dilema.

Ju duhet të bëni diferencën pasi lëngata e PD-së me të gjithë dhimbjen që ka ajo nuk është gjë e madhe por e ambientit demokratik është e rëndë. Ne pavarësisht skepticizmit unë e respektoj dhe ndaj pritshmërive më të vogla dhe dekurajimi i kundërshtarit politik ne jemi e vetmja shpresë dhe e risive të këtyre zgjedhjeve që Shqipëria të bëjë një hap drejt së ardhmes. Nëse ne nuk do të ishim pjesë Shqipëria do të ishte si një vend pa dritare në kënetë.

Nëse ne nuk do të ekzistonim dhe do të ishin vetëm ato të tre që do të ndanin tortën, ne kemi hyrë këtu për të tronditur pak themelet, ajo që unë dua është që ti fshijë të dy palët dhe mazhorancën dhe opozitën”, ka thënë Patozi. 

Kryetari i Bindjes Demokratike bëri me dije gjithashtu se bashkimi me partinë Lëvizja për Ndryshim është një mënyrë për të arritur sfidat e përbashkëta në qeverisje.

Ai deklaroi se mes Topalli dhe tij nuk kanë rivalitet, dhe se mandatin e tyre do ja  dorëzojmë të 39.

“Unë nuk e di se çfarë nënkuptoni ju me bisedime konkrete nuk e di pasi ju mund të mendoni që të bëjmë një marrëveshje në këtë tryezë, por ato gjëra bëhen në mënyrë të privatizuar. Ne jemi në një linjë, jemi dënuar që të bashkëpunojmë, pasi kemi një kauz të përbashkët duam të ndryshojmë gjërat jo vetëm rotacionin e pushtetit, përtej gjerave të tjera që janë fati jonë i përbashkët. Ne duhet të shfrytëzojmë dhe avantazhet që mund të japë kandidimi. Ne duhet të lëmë 3 dinozaurat e politikës që të na shtypë veç e veç. Ne kemi një arsye shumë të madhe për të pasur një bashkëpunim.

Ne mund të kandidojmë të dy në Tiranë në Vlorë apo diku tjetër, por pika që na bashkon është se ne kemi pranuar listën e hapur brenda nesh dhe pse kodi elektoral e shkeli kushtetutën me syshkeljen e Bashës në distancë dhe votat e Ramës në parlament por ne duam që kush do të kandidojë në siglën tonë dhe sikur një votë asnjanëse të jetë mes nesh do të marrë mandatin. Unë dhe Topalli nuk kemi rivalitet, mandatin tonë do ja dorëzojmë të 39, pasi në Tiranë do të jenë 39 deputet. Nuk është e rëndësishme që personat e zgjedhur të jenë ato që zihen dhe kapen për xhaketash për të zënë një vend, unë dhe zonja Topalli jemi të parët në sfidë, të gjithë ato që na janë bashkuar i përkasin kësaj race”, është shprehur Patozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat