Zbulohet shtëpia ku strehohej i shumëkërkuari nga policia Talo Çela

Shqipëria

Zbulohet shtëpia ku strehohej i shumëkërkuari nga policia Talo Çela

Më: 19 janar 2021 Në ora: 00:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

I shumëkërkuari nga policia, Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, për disa muaj strehohej në shtëpinë e familjes Haxhia në zonën e Spitallës në Durrës.

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar nënën dhe motrën e Viktor dhe Besmir Haxhiaj, dy vëllezërit që u vranë më 27 Prill 2020, ngjarje për të cilën Talo Çela është akuzuar zyrtarisht dhe është shpallur në kërkim. Në shtëpinë e vëllezërve Haxhiaj, Çela ka qëndruar deri nga Shtatori i vitit 2019 deri në Prill 2020, kur dhe u largua ditën kur u vranë Besmiri dhe Viktori.

“Kjo është shtëpia e dy vëllezërve Haxhia, Besmirit dhe Viktorit në zonën e Spitallës në Durrës. Është një shtëpi dy katëshe ku ata kanë banuar prej 24 vitesh. Në hyrjen tjetër, në katin e dytë, ka jetuar për 6 muaj shumë i kërkuari Talo Çela, i cili është larguar nga kjo banesë, të paktën sipas dëshmisë së tij dhe sipas dëshmisë së familjarëve të Viktor dhe Besmir Haxhia, ditën dhe momentin pasi ka ndodhur krimi, pasi ka ndodhur vrasja e dy vëllezërve”, raporton nga vendngjarja gazetari Spartak Koka.

Vetë Talo Çela, në një intervistë për emisionin Uniko më 13 Korrik 2020, tha se ditën kur ndodhi vrasja e dy vëllezërve, ai ndodhej në shtëpinë e tyre ku po qëndronte prej disa kohësh pasi kërkohej nga policia për grabitjen e parave të Rinasit. Të njëjtin qëndrim e përforcuan edhe familjarët e dy vëllezërve që u vranë në atentat.

Kujtojmë se Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që jep informacion, ppër kapjen e Tao Çelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat