Lëviznin pa maska mbrojtëse dhe gjatë orarit të ndaluar, sa qytetarë u gjobitën në 24 orët e fundit

Shqipëria

Lëviznin pa maska mbrojtëse dhe gjatë orarit të ndaluar, sa qytetarë u gjobitën në 24 orët e fundit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:07
Ilustrim

Policia e Shtetit ka gjobitur 473 qytetarë pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, si dhe 12 shtetas që lëviznin gjatë orarit të ndaluar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat