Spaho prezantohet në Korçë, Salianji: Qarku i vetëm që pati rritje të votave në 2017-ën

Shqipëria

Spaho prezantohet në Korçë, Salianji: Qarku i vetëm që pati rritje të votave në 2017-ën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:10
Edmond Spaho

Ditën e sotme është bërë prezantimi i drejtuesit të ri politik në qarkun e Korçës për demokratët. PD-ja ka deleguar Edmond Spahon, i cili zëvendëson Ervin Salianjin.

Ish-deputeti i PD-së, Salianji i pranishëm në momentin e prezantimit të Spahos u shpreh se ai e gjen strukturat e forta të demokratëve ku synonjë 6 mandate dhe do të luftojnë për të 7-in më 25 prill.

“Falenderoj çdo qytetar, çdo votues për mbështetjen masive që më ka dhënë, falenderoj demokratët që më kanë votuar si më të preferuarin dhe me te votuarin nga deputetët dhe i përulem sakrificës dhe kontributit të tyre që bënë të mundur që në një acar politik, thuajse me gjendje lufte të bënin të mundur që Korça të ishte i vetmi qark me rritje për Partinë Demokratike në vitin 2017. Spaho sjell edhe një kapacitet të ri, një element me shumë rëndësi për PD në qarkun e Korçës, që qarku të ketë 6 mandate për PD dhe do luftohet për mandatin e shtatë. Nuk ka asnjë diskutim që emërimet e sforcuara që bën Edi Rama për t’i dhënë pilula drejtuesve të vet politikë tregojnë jo vetëm dëshpërimin e tyre, pamundësinë për t’u përballur me gjithë premtimet që i kanë bërë Korçës, por edhe me gjithë abuzimin që ka bërë duke i kthyer, qytetin në një çiflig personal, për 2-3 persona. Si drejtuesi më i lartë politik ndihem borxhli por dhe krenar për secilin”, tha Salianji.

Më tej ai u shpreh se “Siç e dini telefoni im është 24 orë hapur, disponibiliteti im në çdo moment dhe gatishmëria ime për ndihmë absolute në shërbim të fitores së demokratëve. I uroj suksese Edmond Spahos që rikthehet në Korçë dhe njihet shume mire prej jush”,  u shpreh Salianji.

Ndërsa Spaho tha vendimi për zgjedhjen e tij ishte kolegjial dhe shprehu bindjen se do të dalin forcë e parë. “Kam gjetur një angazhim shumë të madh të strukturës. Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet të heqim këtë të keqe (qeverinë) nga ky vend.”, tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat