Vrasja e Santos/ Artan Hoxha thirrje SPAK: Mos u mendo shumë, jepi drejtim hetimeve nëse ke kurajo

Shqipëria

Vrasja e Santos/ Artan Hoxha thirrje SPAK: Mos u mendo shumë, jepi drejtim hetimeve nëse ke kurajo

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:33
Artan Santos

Gazetari Artan Hoxha i ka bërë sot thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion që të “mos mendohet shumë”.

Prokuroria t’i japi drejtim hetimeve për vrasjen e Artan Santos, ngjarje e që tronditi vendin 6 vite më parë, ku bankieri u vra në qershor të vitit 2014, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Me një shënim në facebook, Hoxha shkruan se pasi mori në dorë dosjen, SPAK premtoi se do ta shqyrtonte shpejt dhe se do të nisnin hetimet intensive, por ende nuk ka marre një vendim se çfarë do të bëjë me “dosjen e nxehtë”.

“SPAK ka në dore të vendosë, nëse ka kurajo të hetoje një nga ngjarjet më të rënda të postkomunizmit, apo do të dorëzohet para krimit të lidhur fort me korrupsionin shtetëror dhe mafien politike...”. shkruan mes të tjerash gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat