Ndër të parët e vaksinuar në Shqipëri, Pipero: Ka ende skeptikë, por efektet anësore janë minimale

Shqipëria

Ndër të parët e vaksinuar në Shqipëri, Pipero: Ka ende skeptikë, por efektet anësore janë minimale

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:54
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili ishte ndër të parët e vaksinuar në Shqipëri ndaj koronavirusit u bëri thirrje skeptikëve që të vaksinohen, pasi sipas tij, vaksina mund të shkaktojë vetëm efekte minimale anësore. Ai u shpreh se ka skeptikë edhe mes bluzave të bardha.

“Jam vaksinuar ndër të parët. U them qytetarëve sot se vaksinimi shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie dhe është lajmi më i mirë që bota ka marrë në mes të kësaj pandemie. Së dyti, vaksinat janë shumë të sigurta, jo vetëm nga efikasiteti, por edhe nga efektet anësore që janë shumë minimale. Unë do t’i inkurajoja të gjithë, sipas radhës, të mos hezitojnë të vaksinohen.

Unë kam edhe kolegë mjekë që më pyesin nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën. Ka me dhjetëra gazetarë që më pyesin. Shoh që ka ende skepticizëm midis nesh edhe pse mund të jenë në numër të kufizuar. Unë do t’i inkurajoja të gjithë të vaksinohen sipas planit të vaksinimit”, tha Pipero.

Sa i përket rasteve të vdekjeve të personave të vaksinuar në Norvegji, Pipero u shpreh: “Nuk ka vaksinë që të shkaktojë vdekjen pas 5, 10 apo 14 ditësh. Ato raste vdekjesh nuk kanë lidhje me vaksinën. Vaksina mund t’i japë efektet anësore vetëm në momentin e vaksinimit. Për këtë vaksinë ende nuk ka të dhëna për efektet anësore afatgjata”, tha Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat