Deputeti i PS-së: Edhe 100 vite po jetuam do t’i çojmë karafilat tek ato katër pllaka në bulevard

Shqipëria

Deputeti i PS-së: Edhe 100 vite po jetuam do t’i çojmë karafilat tek ato katër pllaka në bulevard

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:41
Alket Hyseni

Deputeti i PS-së Alket Hyseni tha se u premtua drejtësi dhe kjo është gjëja më minimale dhe për këtë është punuar.

Hyseni: Ndryshimi nga ajo kohë është epokal dhe kolosal. Edhe 100 vite po jetuam do t’i çojmë karafilat tek ato katër pllaka të bronzuara.

U premtua drejtësi dhe kjo është gjëja më minimale dhe për këtë është punuar. Ekzekutivi nuk jep drejtësi, por e jep gjyqësori. Ne kishim në dorë reformën e madhe në drejtësi, sepse nuk bëhej drejtësi me atë sistem gjyqësor.

Për të mbajtur premtimin ne bëmë reformën në drejtësi. Ne nuk e kemi thënë se do të bënim drejtësi sapo të vinim në pushtet, sepse pushteti gjyqësor nuk votohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat