Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:19
Foto Ilustrim

Përshëndetje nga Sh.M.U!

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 10°C

zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

zonat bregdetare 7°C deri në 16°C

Ju urojmë të kaloni një ditë bukur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat