Letra/ Sassoli, Ruçit: PE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit

Shqipëria

Letra/ Sassoli, Ruçit: PE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:04
Gramoz Ruçi dhe David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit,  Gramoz Ruçi, e falenderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian.”

Në këtë letër ai premton mbështetjen e PE-së ndaj Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai vlerëson angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Kam ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian. Raporti i Komisionit Europian pasqyron përparimin që ka bërë vendi Juaj drejt plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Këshilli në konkluzionet e tij të datës 26 mars 2020. Vlerësoj angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Të jeni të sigurtë se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Vlerësoj bashkëpunimin midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndër të tjera bashkëpunimin në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen.”, shkruan Sassoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat