"Lapraka" vë në pranga shpërndarësin e kokainës, 40 vjeçarit i gjenden 63 doza dhe para

Shqipëria

"Lapraka" vë në pranga shpërndarësin e kokainës, 40 vjeçarit i gjenden 63 doza dhe para

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia ka goditur  një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lapraka”, policia njofton se ka sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, automjeti me të cilin autori qarkullonte për të shpërndarë lëndën narkotike dhe katër aparate celular.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari Rigert Sinani. Ai u kap me 63 doza kokainë dhe mësohet se shpërndante lëndë narkotike në Laprakë dhe në disa zona të tjera të Tiranës. 

"Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.", njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat