Vijon puna për spitalin e Fierit/ Rama dhe ministrat zbarkojnë në terren: Punësoni pronarët e tokës

Shqipëria

Vijon puna për spitalin e Fierit/ Rama dhe ministrat zbarkojnë në terren: Punësoni pronarët e tokës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:03
Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu, ka vizituar sërish ditën e sotme vendin ku po ndërtohet spitali i Fierit.

Mjetet e rënda janë duke punuar aktualisht duke shtruar sipërfaqen me çakull ku do të ndërtohet spitali në mënyrë që mjetet të hyjnë për të hapur themelet.

Rama kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, tu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier në çfarëdolloj pozicioni. Rama i kërkon përfaqësuesit turk që t’i kontaktojë të gjithë banorët e shpronësuar.

 “Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merrju çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, shprehet Rama.

Më herët në këtë zonë janë kryer punime për të sjellë energjinë elektrike, ujësjellës dhe kanalizime.

Spitali rajonal i Fierit do të bëhet me angazhimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan me jnë kosto që shkon deri në 70 milion euro.

Por, më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin Edi Rama u dakordësuan të japin token.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat