Studentët takim me Rakacollin: Nëse nuk na kthejnë në universitet, do protestojmë

Shqipëria

Studentët takim me Rakacollin: Nëse nuk na kthejnë në universitet, do protestojmë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme një përfaqësi studentësh janë takuar me krytetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Racakollin,  lidhur me vijimin e mësimit online.

Takimi i cili ka zgjatur rreth dy orë, ka pasur në fokus peticionin që studentët dorëzuan në Ministrinë e Shëndetësisë katër ditë më parë, ku kërkuan që provimet dhe praktikat mësimore të zhvillohen në auditore.

Disa nga studentët janë shprehur se nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare dhe pritet një vendim brenda 10 ditësh.  Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre do të gjejnë një mënyrë alternative për të protestuar duke përjashtuar mundësinë e grumbullimeve.

Kujtojmë se studentët vazhdojnë mënimin online që prej sezonit të dytë të vitit akademik të kaluar. Ditën e djeshme Komiteti Teknik i ekspertëve bëri  mbledhjen e radhës, ku lanë në fuqi vendimin që mësimi të vijojë të zhvillohet online,  në kuadër të masave anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat