Rekursi/ Gjykata e Lartë kalon në gjykim çështjen për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, por…

Shqipëria

Rekursi/ Gjykata e Lartë kalon në gjykim çështjen për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, por…

Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:20
Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në dhomën e këshillimit.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3 vite shërbim prove, duke e shpallur fajtor për shpërdorim detyre, ndërsa ish-zyrtari i lartë i policisë së Vlorës, Jaeld Cela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Pas këtij vendimi, ata e apeluan, ndërsa Gjykata e Apelit vendosi prishjen e vendimit dhe rigjykim në Shkallën e Parë. Pas këtij vendimi, Tahiri dhe Çela e dërguan çështjen në ngarkim të tyre në Gjykatën e Lartë për rekurs.

Pavarësisht vendimit të marrë nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, nuk dihet ende se kur mund të nisë procesi gjyqësor për shkak të vakancave në këtë gjykatë, në të cilën janë emëruar vetëm tre gjyqtarë, ndërsa çështja kërkon 5 gjyqtarë për ta shqyrtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat