“Kush s’ngre dot parti, nuk mban as qeveri”, Çuçi: Vetëm Rama mund t’a çojë përpara këtë vend!

Shqipëria

“Kush s’ngre dot parti, nuk mban as qeveri”, Çuçi: Vetëm Rama mund t’a çojë përpara këtë vend!

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:07
Ornela Çuçi

Ornela Çuçi, Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka qenë e ftuara e radhës në programin televiziv EXPULS, nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Pse duhet qe më 25 Prill duhet të fitojë Rama dhe jo Basha? Ishte kjo pyetja qe iu bë Ornela Çuçit, e cila tha se:

“Që të mbash një qeveri, do të të duhet qe së pari të kesh dhënë provat qe mund të krijosh një parti. Dhe një lider që s’mund të ngre një parti, nuk mund të mbajë një qeveri. Është shumë e vështirë të mbash qeverinë. E dyta, po t’a them nga pozicioni i te qenurit brënda në kabinet, dhe të punarit me Ramën. Unë nuk besoj që ka një lider më të tillë vizion në vend, i cili do të mund të bëj përpara këtë vend.

Vetëm një lider me te tillë vizion te çmendur për një vend, dhe më tillë patriozitëm, mund t’a bëj përpara një vend, dhe ai është vetëm Rama”– U shpreh Zonja Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat