Gëzim i madh i familjes shqiptare, bekohen me trinjakë

Shqipëria

Gëzim i madh i familjes shqiptare, bekohen me trinjakë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:56
Gëzim i trefishtë për familjen Dardeshi nga Dibra,

Gëzim i trefishtë për familjen Dardeshi nga Dibra, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se nga viti 2019,  më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.

“Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor.

Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur,” shkruan Manastirliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat